• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Avancimi i personelit akademik, lindin telashe në UP

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
në Kulturë, Lajme
ShareShareShare

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e UP-së. Mirëpo në Fakultetin e Mjekësisë avancimi i personelit akademik po përcillet me telashe.

Një grup prej afro 30 asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë, që një kohë të gjatë po përballën me telashe për avancim.

LEXO EDHE KETE

Lajçak e Escobar takojnë sot presidenten dhe opozitën

Sokol Krasniqi, asistent në degën e stomatologjisë, thotë se dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, nuk po e zbaton rregulloren, e që kjo po ndikon në mos avancimin e tij dhe të disa kolegëve të tjerë.

“Për momentin, avancimet në numrin e duhur janë duke mos ndodhur për shkak se dekanja e fakultetin nuk është duke e zbatuar asnjë rregullore, me të vetmin qëllim që të mos bëhen grupe më shumë dhe të mos gjenerojë orë të mjaftueshme për ligjërata të lëndëve të obligueshme të cilat janë kusht për të lejuar ose të vijë deri te avancimi i stafit akademik nga pozita e asistentit në pozitën profesor asistent”, ka thënë Krasniqi për Rtk.

Por dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kerliu, thotë se tashmë i kanë dërguar propozimet për avancim në rektorat dhe se atyre të cilëve u ka skaduar kontrata u është hapur konkursi. Ajo mohon akuzat që i bëhen nga disa prej asistentëve.

“Nuk është e vërtetë! Thjesht ku ka orë, hapet pozita e ku s’ka orë, nuk hapet pozita. Ata ankohen se në ato lëndë në të cilat ata pretendojnë të zgjidhen profesorë asistentë, nuk ka orë të mjaftueshëm për t’iu hapur pozita në bazë të normatives aktuale në fuqi në UP”, ka thënë Manxhuka.

Nga 2008, Këshilli Drejtues i UP-së kishte nxjerr një rregullore me anë të cilës parashihen avancimet, por që kjo rregullore nuk ka filluar zbatimin akoma në Fakultetin e Mjekësisë sipas asistentëve të cilët kanë protestuar disa herë lidhur me këtë parregullsi. Madje, ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e dekanës së Fakultetit./Botapress.info/

Tags: AVANCIMITELASHEUp

Të ngjashme

Kosovë

Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Kosovë

Haxhiu: 28 terroristë kanë ikur me negocim mes Vuçiqit, KFOR-it e Policisë së Kosovës

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Lajme

Abdixhiku viziton Albanin, policin e plagosur

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Kosovë

Foto: Ky mund të jetë një prej anëtarëve të grupit terrorist që u ekzkekutua sot në Veri

nga Bota Press
24 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku
  • Haxhiu: 28 terroristë kanë ikur me negocim mes Vuçiqit, KFOR-it e Policisë së Kosovës
  • Arrin në 6 numri i terroristëve të arrestuar në Veri
  • Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake
  • Ky është serbi i arrestuar në veri, ishte i armatosur deri në dhëmbë (Emri)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.