Lëvizja studentore për barazi– “STUDIM KRITIKË VEPRIM” me vëmendje po përcjellë
zhvillimet që po ndodhin në Universitetin e Prishtinës.
Publikimet e fundit rreth avancimeve të personave jokredibil në UP, tregojnë gjendjen ku është
katandisur universiteti, mjerimin në të cilin po zhytet tash e 17 vite.
Avancimet në tituj si profesorë të rregullt e të asociuar të personave jokredibil në Universitetin e
Prishtinës, përveç që janë të pa pranueshme ato do të hasin në rezistencë.
Kjo mënyrë e të funksionuarit duhet të ndalet, ndërsa hetimet duhet nisur për të gjithë të
dyshuarit e personelit akademik të cilët në periudha të caktuara kanë shfrytëzuar klane të
ndryshme në fakultete si dhe lidhjet e ndryshme politike duke përfituar tituj në avancime.
Ju kutjojmë se në nëntor të vitit 2012, SKV së bashku me studentët e fakultetit të ndërtimtarisë,
ka bllokuar këtë fakultet me një grevë prej 38 orësh, me kërkesë të shkarkimit të ashtuquajturit
profesor, ing. Hamdi Syjemani.
Zotriu përveç përfundimeve batchelor nuk kishte të përfunduar studime më të larta e që për ironi
asistentja e tij kishte të paktën të kryera studimet në master.
SKV çdo herë do të jetë akter në ndalimin e praktikave të tilla të dëmshme dhe e gatshme me
tërë kapacitetet e saj të vihet në mbrojtje të universitetit, kundër keqpërdoruesve.
Vullneti dhe gadishmëria e eksponentëve të ndryshëm për ta transformuar Universitetin vetëm sa
po rritet.
Preofesorë jo kredipil duhet të largohen nga mësimdhënja në UP, ashtu sikurse edhe rektorët jo
kredibil.
Rasti i ingjinier Hamdi Sylejmani dhe ish-rektorit Ibrahim Gashi, mund të mos jenë të fundit të
shkarkuarit nga protestat e studentëve. Bëjnë mirë ta kenë parasysh këtë rektorati i Universitetit
të Prishtinës. /Lëvizja studentore për barazi – “STUDIM -KRITIKË-VEPRIM”