[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avancimet e (pa)rregullta në Universitetin e Prishtinës (VIDEO)



Kur mori postin e të parit të UP-së u pat zotuar se do të jetë shumë i kujdesshëm me avancimet e stafit akademik.

Por, për drejtuesin e një organizate të shoqërisë civile që merret me çështje të arsimit, rektori i universitetit të Prishtinës Marjan Dema nuk po i mban fjalët, njofton Klan Kosova.

Rron Gjinovci thotë se në Universitetin e Prishtinës janë shtuar avancimet me dyer të mbyllura që po i bën rektorati bashkë me senatin.

Ai iu referua mbledhjes që senati e mbajti më 31 janar ku avancuan kandidatë nga Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ndër të cilët edhe prorektori për mësim, Naser Sahiti, dhe këshilltari i rektorit, Hysen Bytyqi.

Por këtë nuk po e konsideron si shkelje kreu i UP-së, Marjan Dema.

Ndryshe tek organizata ORCA thonë se shumë shpejt do të dalin me fakte dhe emra konkretë të shkeljeve që po bëhen në qështje të avancimeve në Up.

Ndërkohë që që Gjinovci po kërkon që senati të punojë me dyer të hapura e jo fshehtas si deri më tani.