• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Autori i tmerrit në Gllogjan akoma i panjohur

nga Bota Press
28 Nëntor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Të premten rreth orës 19:00, në Gllogjan, një autobus me nëntë persona ka qenë cak i disa të shtënave me armë. Si pasojë mbetën të vrarë tre persona- shoferi i autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj. E autori i këtij krimi edhe pas gati 48 orësh nuk është gjetur, madje as nuk është identifikuar.

Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se autori i krimit është ende i panjohur për organet e rendit.

Por Qeveria ka marrë vendim që kushdo që ka informacione që ndihmojnë në zbardhjen e rastit, do të shpërblehet me 20 mijë euro.

Dje në një konferencë për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka bërë ultimatum autorit që të dorëzohet në polici.

“Ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti. Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke I trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen”, tha Sveçla.

Ndërsa prokurorja e rastit Sahide Gashi, ka njoftuar se janë kryer disa bastisje për vrasjen në Gllogjan, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ka pasur bastisje që është zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit, por nuk ka rezultuar me ndonjë provë ose indentifikim të kryerësit ose kryerësve të mundshëm.Bastisjen janë kryer në fshatin Gllogjan të Deçanit”, u shpreh ajo para mediave.

Sot, u është dhënë lamtumira e fundit tri viktimave nga ky sulm. Gani Gjokaj u varros në varrezat e fshatit Svijan të Gjakovës në orën 12:00, ndërsa Genta Mustafaj dhe Ledian Hamzaj janë varrosur në varrezat e fshatit Gllogjan në orën 14:00. Në dy ceremonitë e varrimit kanë marrë pjesë me qindra qytetarë.

Tags: gllogjanKosove

Të ngjashme

Aktuale

Aplikacioni i Kosovës për Këshillin e Evropës në sirtar deri në majin e vitit 2023

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Aktuale

Kurti në Amerikë, qindra protestues ia zënë derën (Foto)

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Aktuale

Nis protesta në krye me Rrahman Jasharajn para Qeverisë

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Aktuale

Mbrojtja e Thaçit thotë se 69 dëshmitarë do të jenë anonim

nga Bota Press
20 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Aplikacioni i Kosovës për Këshillin e Evropës në sirtar deri në majin e vitit 2023
  • Presidentja Osmani ia kërkon njohjen shefes së re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë
  • KEDS njofton për punime gjatë së shtunës, hënës dhe martës – këto zona do mbesin pa rrymë
  • Molliqaj solidarizohet me sindikalistët: Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike
  • Kosovës i kërkohet më shumë qasje në strategjinë për energjinë elektrike

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.