Botapress 12 Qershor – Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter” ka shpërndarë një lajm të mediumit shtetëror të Serbisë, RTS, në të cilin thuhet se një grup besimtarësh nga Serbia, që ia kishin mësyrë Kosovës për t’i vizituar manastiret, janë kthyer prapa.
Sipas kësaj dioqeze, Policia e Kosovës nuk e ka miratuar hyrjen e tyre në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Sava Janjiq, i cili thotë se kthimi mbrapa i autobusit me pelegrinë ortodoksë serbë është një shkelje serioze e lirive fetare dhe lirisë së lëvizjes.
Tutje, thuhet se vendimi për të mos e lejuar hyrjen në Kosovë është edhe shkelje e Marrëveshjes së Brukselit.
“Një autobus me pelegrinë ortodoksë serbë, që kishte planifikuar t’i vizitojë vendet e shenjta në Kosovë, është kthyer prapa nga policia kufitare pa një arsye valide. Një shkelje serioze e të drejtave dhe lirive fetare dhe lirisë së lëvizjes, që është kundër marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit.
E gjithë kjo po ndodh vetëm dy ditë pas liturgjisë së mbajtur në kishën brenda kampusit të UP-së, ngjarje që nxiti shumë debat dhe protestë.
A bus with #Serbian #Orthodox pilgrims who were planning to visit holy sites in #Kosovo* was returned home by Kosovo police at the boundary pass without a valid reason. A serious violation of the freedom of movement & freedom of religion which is contrary to Brussels agreements. https://t.co/eO7XzNDCbQ
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) June 12, 2021