Një aktivist i Vetëvendosjes (VV), është zhgënjyer keq me shpenzimet e deputetëve të kësaj partie për karburant, shkruan Gazeta Botapress.
Publikimi i shpenzimeve të naftës nga deputetët e Kuvendit ka nxitur reagime të shumta. Një nga ata që është dëshpëruar shumë me disa nga emrat që shpenzuan shuma të mëdha për naftë është aktivisti i Vetëvendosjes, Valmir Ajeti.
Ai është shprehur i zhgënjyer që në listën e atyre që mbushën veturat e tyre me para të shtetit, si dhe i ka kërkuar falje aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari.
“Zhgënjyse e demoralizim me pa emra të LVV në atë listë. Astrit, na fal”, ka shkruar Ajeti. /Botapress.info/