• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Asociacioni, Kurti, Vuçiqi”: Krejt çka thanë Blinken, Escobari e Hovenier për marrëveshjen e Ohrit?

nga Bota Press
20 Mars, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Gjatë ditës së sotme, amerikanë kanë qenë në aksion. Më saktësisht, diplomatët më të lartë amerikan që kanë lidhje me Kosovën dhe jo vetëm. Nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, te Gabriel Escobar, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, te Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, kanë folur rreth marrëveshjes së Ohrit, e cila u dakordua mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

 

 

Raporti i DASh-it përmend dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale

I pari që foli gjatë ditës së sotme ishte z. Blinken, i cili e vlerësoi marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë si “përshpejtuese” të rrugës së dy vendeve drejt anëtarësimit në BE.

“Ne përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” – deklaroi sekretari Blinken, raporton The Pavlovic Today.

Më i gjatë në lidhje me marrëveshjen ishte Escobar. Në një diskutim virtual me gazetarë, diplomati i lartë amerikan u shpreh se pajtimi i arritur në Ohër është marrëveshje “ligjërisht e obligueshme”.

“Rruga evropiane (e të dyja vendeve) është jashtëzakonisht e kushtëzuar nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje” – u shpreh z. Escobar në fjalën e tij.

Madje, z. Escobar e quajti marrëveshjen e Ohrti si “historike”.

“Dua të filloj duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të lumtura për të mirëpritur këtë marrëveshje të rëndësishme dhe historike. Ai vendos kushtet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sipas kushteve evropiane, dhe në këtë drejtim u desh shumë guxim politik dhe shumë vizion nga presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Kurti për të arritur këtë marrëveshje.” – deklaroi z. Escobar.

Pas kësaj deklarate, Escobar foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Epo, ideja se si duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’i takon Shteteve të Bashkuara; i takon popullit të Kosovës, në bisedim me Serbinë. Por besimi ynë është se duhet të jetë një që u shërben interesave të popullit të rajonit, që funksionon mirë për të dyja palët, që u mundëson serbëve etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën qytetare dhe demokratike të Kosovës, por edhe një që nuk e cenon strukturën kushtetuese të Kosovës apo të ndikojë në funksionalitetin e saj.” – tha z. Escobar.

Tutje, amerikani theksoi se ka shumë modele e opsione në lidhje me Asociacionin.

“Pra, brenda kësaj, ka shumë modele dhe ka shumë opsione. Dhe ne shpresojmë të kemi biseda me të dyja palët për të arritur në një opsion reciprokisht – jo vetëm të pranueshëm, por reciprokisht tërheqës.” – vlerësoi ai.

Ndërsa ambasadori Hovenier shkroi një cicërim në profilin e tij zyrtar në Twitter, ku tha se zbatimi i marrëveshjes është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.” – ka shkruar Hovenier, derisa ka shpërndarë edhe një cicerimë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinknen.

Tags: Antony BlinkenBE-dialogu

Të ngjashme

Aktuale

Deklarohet Escobar pas takimit me Kurtin

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Aktuale

Vazhdon takimi në qeveri, Escobar e Lajçka kanë tri kërkesa për Kurtin

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Aktuale

Haradinaj: Ekziston një dyshim që Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën

nga Bota Press
5 Qershor, 2023
Aktuale

E pabesushme sa pritet të zgjasë takimi Kurti-Escobar-Lajçak

nga Bota Press
5 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Deklarohet Escobar pas takimit me Kurtin
  • “Bon kujdes, ty duhet me të çu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv
  • Vazhdon takimi në qeveri, Escobar e Lajçka kanë tri kërkesa për Kurtin
  • Thyhet akulli/ Për herë të parë mbahet kampionat i seksit, detaje për të interesuarit
  • Haradinaj: Sonte me shkarku Kurtin, e pshton Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.