Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, transmeton Gazeta Botapress.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 5 persona nga koronavirusi. Numri i të infektuarve deri tani në vend ka shkuar në 107 mijë e 883. /Botapress/