Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka humbur betejën me koronavirus.
Nga MSH-ja është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë kryer 3593 testime, nga të cilat dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërkaq, 29 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.