Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi rruga ‘Qamil Ilazi’ në Baqevc të Suharekës, është dëmtuar tej mase ku dhe shihet se cilësia e kualiteti kanë munguar në punimet e kësaj rruge, shkruan Gazeta Botapress.
Me 23 qershor të vitit 2020, Komuna e Suharekës e cila udhëhiqet nga Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nënshkruar një kontratë me një kompani private për ndërtimin e rrugëve ‘Rizah Shala’ dhe ‘Qamil Ilazi’ në Baqevc.
Kjo kontratë e nënshkruar kap vlerën prej 28,442.00.
Mirëpo ende pa u bërë një vit nga asfaltimi rruga ‘Qamil Ilazi’ në Baqevc të Suharekës, është dëmtuar tej mase ku dhe shihet se cilësia e kualiteti kanë munguar në punimet e kësaj rruge.
Qytetarët kanë publikuar fotografi të kësaj rruge e cila shihet se është dëmtuar shumë.Në kontratën e nënshkruar me Komunën, Operatori Ekonomik ka dhënë garancion 1 vjeçar duke thënë se do t’i sanojnë të gjitha defektet nëse brenda kësaj kohe paraqiten dëme.
Asfalti është i dëmtuar tash e disa javë, derisa qytetarët thonë se nuk ka qenë askush për ta shikuar dëmin.Më poshtë keni fotografitë e asfaltit. /Botapress.info/