[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Asamblisti largohet nga VV-ja, themelon “Alternativën” në Mitrovicë (Foto)



Edhe pse është dita e parë e prezantimit si parti politike, “Alternativa” do të ketë përfaqësues politik në Kuvend Komunal të Mitrovicës.

Ilir Deda prezantoi Nusret Qubrelin themelues të kësaj partie në Mitrovicë, e i cili do të jetë tash e tutje si asamblist i “Alternativës” në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, raporton Veriu.info.

Qubreli në “Alternativë” kaloi nga “Vetëvendosja”, subjekt në të cilin qëndroi vetëm disa muaj, pasi që vitin e kaluar ishte larguar nga AKR-ja.