[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Asamblisti i sulmuar i PDK-së, jep detaje të reja rreth sulmit



Rasti për sulmin ndaj asamblesitit të PDK-së në komunën e Mitrovicës, Gazmend Muja, është paraqitur në polici dhe tashmë është duke u hetuar rasti.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Avni , tregon se ky rast është paraqitur dje në polici dhe se ky rast është iniciuar me elemente të kërcënimit të kodit penal.

Ai për Indeksonline thotë se rastin e kanë dërguar në gjykatë dhe mbetet ata të vendosin nëse një gjë e tillë është e vërtet apo jo.

“Rasti është raportuar në polici. Sipas informatave, policia e ka iniciuar një rast penal me elemente të kanosjes, ku thuhet se është kanosur një asamblist i PDK-së, rasti është nën hetim e sipër. Rasti është dërguar në Gjykatë dhe mbetet të vërtetohet nëse vërtet ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Dje gjatë ditës, për rastin kanë njoftuar vet dega e PDK-së në Mitrovicë, ku thanë se drejtori i Shërbimeve Publike të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Besnik Beka, e ka sulmuar Mujën.

ETC-ELKOS (1)

Indeksonline ka kontaktuar drejtpërdrejt me Mujën për të kuptuar detaje më të hollësishme rreth kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur përderisa ishte duke lëshuar sallën e kuvendit komunal dhe ishte duke kaluar nga karriget ku janë të ulur drejtorët e komunës, ku ishte edhe Beka.

“Ai nuk u pajtua me një pikë të rendit të ditës dhe ne si parti e lëshuam mbledhjen. Pastaj duke dalë, duke kaluar pranë drejtorëve komunal, unë në mënyrë miqësore tentova ta përshëndes, ai ma kapi dorën dhe ma qiti në tavolinë dhe nuk iu duk boll ajo, dhe doli në korridor dhe tentoi të më sulmoi fizikisht, më preki e më shtyri”, ka thënë Muja.

Ai tregon gjithashtu se si Muja ka një inati më të moçëm me të.

“Nuk ka logjikë ajo sepse ai nuk është bebe dhe nuk jam njeri që e preku në hundë, fytyrë apo sic ka thënë ai. Realiteti është krejt ndryshe, unë kam dalë në mënyrë miqësore sepse nuk kam pasur probleme me të. Ai sigurisht e ka ndërlidhur me kryetarin dhe me një kompani të vetën që e ka që i fiton tenderët. Unë jam prononcuar disa herë për këtë gjë dhe ai më ka thënë “t’u ka mbush pusi” dhe “e ke quar shumë krytë”, e kështu”, ka shtuar më tej ai.

Por, për këtë ngjarje, gjatë ditës së djeshme ka reaguar Besnik Beka.

Në një prononcim për Indeksonline ai hedh poshtë këtë akuzë, duke thënë se është vet Muja i cili ka kanosur atë.

Edhe ky rastin e tregon në mënyrë të njëjtë, vetëm se viktimë nuk ishte muja por vet Beka.

“Unë kam qenë në karriget ku janë të ulur drejtorët komunal.  Dhe kur asamblistët e kanë lëshuar seancën, Muja ka ardhur nga karrigia ime dhe në një formë ose tjetër më ka sulmuar, ma ka qitë dorën në fytyrë, më ka ofenduar dhe e kam ofenduar dhe kjo ka qenë e gjitha”, ka thënë Beka.

Rasti ka ndodhur para dy dite, gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhe por gjatë ditës së djeshme është paraqitur në polici.

Tani, të dyja palët pretendojnë se janë kamerat në këtë sallë që mund të dëshmojnë në favor të tyre, mirëpo, e vërteta do mund të merret vesh vetëm pas vendimit të Gjykatës./Indeksonline