Asambleja komunale e Gjilanit drejt zgjedhjeve? – Opozita fajëson kryetarin Hyseni për mosbashkëpunim

Kuvendi Komunal i Gjilani është mbrapa me pesë seanca, kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Partitë opozitare në komunën që drejtohet nga Alban Hyseni i Vetëvendosjes, e akuzojnë atë për mungesë përvoje dhe asnjë iniciative për bashkëpunim. Në deklarat për Gazetën, opozitarët thonë se kanë mbetur me punë në muajin e gjashtë kalendarik

Pas raportimeve të shkarkimit të shefes së kabinetit në komunën e Gjilanit, Arbenita Haziri nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni asambleja komunale duket se po përballet me një problem tjetër.

LEXO EDHE KETE

Na ndodhi edhe kjo: Punëtori i “Viva Fresh Store” kafshon në vesh konsumatorin në Fushë Kosovë

Insajderi mëson se seancat e kuvendit nuk po mbahen prej kohësh atje.

Gazeta ka kontaktuar me asamblistin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gentrit Murseli dhe i njëjti tha se kuvendi është në krizë për shkak të mungesës së përvojës nga partia në pushtet.

Murseli shtoi se sipas tij pushteti nuk po bashkëpunon me partitë opozitare.

“Kuvendi është ne krize për shkak të paaftësisë edhe mungesës se përvojës. Pushteti nuk ka as iniciativë për bashkëpunim me subjektet opozitare”, tha Murseli.

Edhe asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bujar Nevzati pohoi se ka disa herë që seancat nuk janë mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.

“Jemi duke bisedu që me vazhdu me seanca shpejtë, pasi seancat nuk janë mbajt se s`ka korum”, tha ai.

Si situatë të rëndë në Kuvendin komunal të Gjilanit, e përshkroi edhe asamblisti nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Nazmi Gagica.

Ai tha se Kuvendi tash është me 5 seanca prapa dhe me dështimin e seancave nuk po përmirësohet asgjë për qytetarët e zhgënjyer të kësaj komune.

“Është një gjendje e rënd në kuvendin komunal për shkak të mungesës së numrave, për shkak të krijimit të shumicës artificiale nga pozita, grupimi i tyre ka ndodh për shkak të interesave individuale ose grupore por po sjellin probleme në mbarëvajtjen e mbajtjes së seancave të kuvendit”.

“Dhe tash në muajin e 6-të kemi mbet me seanca, kryetari ka pas të raportoj për 6 mujorin, jemi në 9 mujorshin, ai synon të raportoj për 6 mujorshin. Jemi në seancën e 6-të, 5 seanca mbrapa në kohë. Duke dështuar seancat qytetarët e zhgënjyer të Gjilanit nuk po përfitojnë asgjë”, tha Gagica.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e komunës, Alban Hyseni edhe me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku, por asnjëri nga ta nuk ishin të qasshëm.

ngjashme