[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Asambleja e Përgjithshme e Francës: Ndalimi i Haradinajt nuk ka dimension politik



Botapress, 27 janar – Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçices pasi i ka dërguar pyetje kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë e Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guignou, për rastin Haradinaj, kjo e fundit është përgjigjur se ndalimi i tij nuk ka dimension politik

Elisabeth Guigou, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, është përgjigjur përmes komunikimit diplomatik, lidhur me shqetësimin e Kosovës lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guigou e ka siguruar Kosovën se ndalimi i Ramush Haradinaj nuk ka asnjë dimension politik.

Kryetari KPJ-së në Kuvendin e Kosovës Elmi Reçices në kërkesën e tij dërguar kryetares Guigou, tha se “Duke qenë thellësisht i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Ramush Haradinaj lidhur me rolin e tij në Luftën Çlirimtare, mbi këtë bazë presim që të korrigjohet ky gabim dhe besojmë që sa më shpejtë autoritetet e drejtësisë franceze do të nxjerrin një vendim meritor për lirimin e ish Kryeministrit Haradinaj”