[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Asambleisti i PDK-së sulmohet nga “njerëzit e Agim Bahtirit”



Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë ka njoftuar se është sulmuar asambleisti komunal, Gazmend Muja. Sipas degës së PDK-së, sulmi është kryer nga njerëzit e Agim Bahtirit.

Njerëzit e Agim Bahtirit e sulmuan prap Asambleistin Gazmend Muja, kësaj radhe ai u sulmua nga Drejtori i Shërbimeve Publike Besnik Beka. Kjo ngjarje sa trishtuese aq edhe trupshme ka ndodhur dje pasi që Grupi Parlamentar e ka lëshuar mbledhjen si shenjë paknaqësie se Komuna e Mitrovicës me ngulm dëshironte të hynte në Kredi.

Pasi që Muja ka dalur nga salla e Kuvendit, Beka e ka përcjellur dhe e ka sulmuar, duke e kërcënuar edhe me vrasje. Ngjarje të tilla kan ndodhur edhe më parë por ende askush nuk është përgjegjur para drejtësisë. Para një viti ishte Agim Bahtiri që tentoj ta sulmoj fizikisht Mujën, ndërsa dje u sulmua nga Drejtori i Shërbimeve Publike.

Ngjarje të tilla të rënda po bëhen me qëllim të frikësimit të opozitës, për të mos paraqitur para qytetarëve të vërtetat skandaloze të keqpërdorimeve në Komunën e Mitrovicës.

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë kërkon nga prokuroria dhe gjyqësori që këtyre matrapazëve tu jap denimin e merituar, duke parandaluar që raste të tilla të mos ndodhin më” thuhet në komunikatën për media.