Draft-Statuti i Asocaicionit nuk trajtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës “as për rrëzim (në Gjykatën Kushtetuese)”, është zotuar sërish Lumir Abdixhiku, i cili madje refuzoi ta quajë edhe Asociacion: “sepse është autonomi”.
Abdixhiku – i cili që nga fillimi ka qenë tejet vokal kundër këtij dokumenti – beson se me ardhjen e tij në qeverisje ia del t’ia heq vendit barrën që vjen nga ky Asociacion që përbrenda ka Rezolutën 12/44 dhe Arbitrazh ndërkombëtar.
“Jo patjetër (është punë e kryer)”, replikoi kundër analistëve në “Rubikon” parmbrëmë Abdixhiku duke shtjelluar Marrëveshjen e Bruksel/Ohrit dhe Nenit 7 të vetëqeverisjes për serbët e Kosovës.
“Tash çfarë do të bëj? E para – aty ka hapësirë përmirësimi sepse jemi në komunikim me ndërkombëtarët… Unë nuk e pranoj fare as për rrëzim. Ne kemi mundësi të minimizojë dëmet faktike para se ajo të materializohet konkretisht”.
“E para: e refuzojmë draft-Statutin e autonomisë. Jo ta trajtojmë, ta refuzojmë”, tha Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së mbetete i shpresshëm se me një “angazhim të sinqertë me ShBA-në” mund të arrihet “minimizimi i dëmeve faktike para se ajo të materializohet”.
Ndryshe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai tha se Uashgintonit “di si t’i thuhet ‘Po’, kur t’i thuhet ‘Jo’ – e mbi të gjitha, si t’i thuhet ‘Jo’”.
Edhe në paraqitjen e parafundit televizive Abdixhiku qe zotuar njëjtë dhe me një siguri të madhe epistemike e juridike se ky draft s’i mbijeton një qeverisjeje të mundshme të LDK-së.
“I kemi rrëzuar dhjetëra ligje antikushtetuese, e rrëzojmë edhe draft-Statutin e autonomisë”, pati thënë ai në një intervistë në “Kallxo.com”.
Por, ndryshe nga intervista në “Rubikon”, te ajo paraprakja, Abdixhiku besonte në rrëzimin e saj në Gjykatë Kushtetuese.
“Unë do ta hudhja poshtë autonominë e Kurtit. E para punës që duhet bërë është rrëzimi i kësaj autonomie. Unë do ta marrë përgjegjësinë, do ta dërgojë këtë tekst në Gjykatë Kushtetuese. Dhe do ta rrëzojë me gjithë komente, i kemi rrëzu dhjetë ligje si antikushtetuese dhe e rrëzojmë edhe këtë dokument”, pati thënë Abdixhiku
Për draft-Statutin, Abdixhiku shprehej se “nuk e pranon në asnjë rrethanë, as sot as nesër” ndërsa për Marrëveshjen e Ohrit tha se është “më e keqja që është bërë në historinë e vendit”.
Për rrëzim/ndryshim të draft-Statutit të Asociacioni muaj më parë ishte zotuar edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Zyrtari i lartë i PDK-së, Bernard Nikaj, në “Pressing” të T7 dha “premtim publik” të PDK-së që me të ardhë në qeverisje, do të punohet që ky draft-Statut të ndërrohet.
“Premtoj publikisht që një qeveri tjetër (me PDK-në) e ndryshon draftin në mënyrë konstukritve… publikisht… Me PDK-në, po e garantoj që ka hapësirë për përmirësim për draftin”.
Nikaj teksa sfidohej nga bashkëbiseduesit se sa realiste mund të jetë ky premtim, pa asnjë mëdyshje shprehej se “Me PDK-në, po të garantoj që ka hapësirë për përmirësim për draftin”.
“Realiteti politik ndërkombëtar është që Kosovës i kërkohet një Asociacion. Pikë. Ka mbaru kjo punë”, thoshte Nikaj, por se PDK si forcë politike “kurrë në kushtetuese nuk e çon këtë draft ekzistues”.