Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale zgjedhjet që po zhvillon PD-ja për kreun e ri të partisë.
Hoxha parashikon se Basha do të fitojë me të njëjtin rezultat që ka pasur me Olldashin, fiton me 80% të votave.
Jo vetëm kaq, por Hoxha e sfidon Bashën duke shkruar se Rama e nxori në pension Ruçin, ndërsa ai me sa duket nuk do ta përcjellë në pension Berishën.
Postimi i plotë:
Duke pritur fitoren e Bashes…
Sigurisht, sa e thelle do te jete, sepse nuk diskutohet si fitore.
Kam pershtypjen se do shkoje si me Olldashin.
Fiton Luli me 80% te pjesmarresve ne votim.
Luli mos na zhgenje!!!
Homologu tjeter Rama e fitoi “betejen” e tij dje, madje percolli per ne pension edhe Ruçin, qe kishte ne politike prej 1978-es…
Sigurisht nuk presim, qe Luli te percjelle ne pension Berishen, i angazhuar ne politike prej 1968-es./Botapress/