[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arta Krasniqi i drejtohet Tahir Zemajt: Komandant, ata që të vranë ty, sot po e vrasin Kosovën!



Arta Krasniqi, kusherira e afert e  kolonel Ahmet Krasnqit ka gjetur rastin qe ne 14 vjetorin e vrasjes se kolonel Tahir Zemajt, bashkepunetorit te kolonel Ahmet Krasnqit, t’i drejtohet me nje leter publike kolonelit te vrare Tahir Zemaj me ane te se ciles shpreh zhgenjimin e saj me gjendjen ne Kosove duke hedhur akuza mbi pushtetaret e sotem.

Arta Krasniqi ka shkruar ne Facebook

 

Komandant, ata që të vranë ty, sot po e vrasin Kosovën

Komandant, sot desha të flas veç me ty, por ti po hesht dhe nuk flet më. Pse?? À nuk ishe ti dhe shokët e tu që thoshit se “do luftojmë deri në piken e fundit të gjakut tonë”, deri në çlirimin e vendit tonë dhe për lirin e këtij vendi?! A nuk jeni ju ata që thoshit se Kosova është mbi të gjitha? Kosova do lulëzojë? Kosova do behet shtet i lirë ? Shtet i demokracisë ? Shtet i drejtësisë?

Mos vallë je duke parë dhe dëgjuar se si po e shkatërrojmë vendin tone pas lirisë, atë vend qe ti dhe shokët tu shkuat për te vdekur për ta çliruar dhe për ta fituar atë liri që ti dhe shume të tjerë e ëndërruan dhe shume e deshët!! Për këtë nuk flet…?! Apo ndoshta po të pengojnë muret e ngritura brenda shtetit tuaj ??! Apo copëtimi i vendit??! Pse nuk flet?? Mos vallë shokët e tu i shef duke vuajtur e disa duke e mbajtur të vërteten ende peng??! Dhe kjo të mundon??! Apo është lista e atyre “trimave” që është bërë katërfishi që kurrë nuk e panë luftën ??!! Apo mos po heshtë për drejtësinë në Kosovë, për bijtë e saj që vriten për çdo ditë dhe vrasësit hedhin valle rrugëve të Kosovës ? Po edhe rasti juaj qe sa vite, kurse ende nuk e patë se Kosova ka së paku vullnet të tregohet e drejtë ndaj jush??!!

Borxh e kanë, e di …. Komandant ti nuk vdiqe në luftë edhe pse e dije se mund të vriteshe, shkove dhe dole fitimtar, por të vranë pas çlirimit të Kosovës tënde e tonë që shumë e deshe, të vranë tinëzisht tradhtarët dhe kriminelët , të vranë ata të cilët flisnin shqip, por që në fakt nuk kishin gjak shqiptari. Komandant, Ju dhe shume të tjerë u bëtë hero, heronj të gjithë popullit shqiptar, Ju bëtë histori, një histori dhe një kthesë që ne sot të jetojmë të lirë … Komandant, tregoju edhe atyre heronjve të tjerë se ne nuk e gëzojmë atë liri sot për të cilën u flijuat Ju sepse këtë liri na e shëmtuan pas lufte. Po, po pas lufte na e shëmtuan “shqipfolësit” njerëzit e nëntokës, barbarë, tradhtarët edhe kriminelët.
Komandant ,tregoj Bacës, bëni zë edhe Smajl Hajdarit e ejani se na duheni prapë, prapë na duheni…