Në lidhje me ftesën e Prokurorisë për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore, kryeministri Albin Kurti tha se ftesa e tij për ta intervistuar në Kryeministri nuk është një praktikë e re pasi, sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën me kryeministra tjerë.
“Ekziston komunikimi ndërmjet kryeminsitrisë dhe Prokurorisë. T’u thëm të drejtën nuk mund të merrem paradite masdite përditë me këtë çështje. Unë do të merrem atëherë kur të vijnë në kryeministri të më intervistojnë si dëshmitar. Jam i hapur, jam i gatshëm, jam i interesuar që në kryeministri ta jap deklaratën time si dëshmitar siç kanë kërkuar. Por meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën, ekzistojnë konfirmimet për këtë edhe në Kryeministri – e din edhe vet Prokuroria – atëherë unë kam ofruar disa orare kur kjo do të mund të bëhej dhe po pres që me këtë çështje të merrem pikërisht duke dëshmuar, e jo duke deklaruar mbi dëshminë e cila nuk po ndodh. Edhe Prokuroria e dinë më mirë se të gjithë ne se ka pasur raste edhe në të kaluarën kur nga Prokuroria e shteit kanë ardhur për të intervistuar kryeministra në Qeverinë e Kosovës.” – tha Kurti gjatë konferencës për media.