• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Arsyeja pse të rinjtë kanë efekte anësore më të forta nga vaksina anti-Covid

nga Bota Press
11 Qershor, 2021
në Shëndeti
ShareShareShare

Efektet anësore të vaksinës, si dhimbje koke, këputje apo temperaturë, janë shenja të reagimit të sistemit imunitar dhe ndeshen rëndom gjatë imunizimeve.

“Një ditë pas vaksinimit nuk duhet të planifikoni aktivitete të rënda fizike,” thotë Dr. Peter Marks, shefi për vaksinat pranë Administratës amerikane për Ushqimin dhe Barnat, i cili thotë se edhe vetë ndjeu këputje pasi bëri dozën e parë.

Ja çfarë ndodh: Sistemi imunitar vepron me dy pista, njëra aktivizohet në momentin kur organizmi dikton një objekt të huaj në trup. Qelizat e bardha mobilizohen në atë pjesë të trupit ku ka ndërhyrë “armiku” duke shkaktuar enjtje gjë që shoqërohet edhe me ethe, dhimbje të lokalizuar dhe këputje.

Kjo përgjigje e shpejtë e sistemit imunitar dobësohet me kalimin e viteve. Për këtë arsye të rinjtë ndjejnë efekte më të forta anësore se sa të rriturit. Po ashtu, disa vaksina shkaktojnë reaksion më të fortë.

Por, çdokush reagon ndryshe. Nëse një apo dy ditë pas vaksinimit nuk ndjeni efekte anësore, mos mendoni se vaksina nuk po funksionon.

Edhe pa u ndjerë, vaksinat vënë në veprim pistën e dytë të sistemit imunitar, e cila ofron mbrojtjen e vërtetë duke prodhuar antitrupa.

Një tjetër efekt anësor i bezdisshëm vërehet kur ënjten nyjat limfatike, si për shembull gjëndrat nën krahë. Grave u këshillohet të bëjnë një mamografi para vaksinës së COVID’it në mënyrë që gjëndrat e ënjtura të mos diagnostikohen gabimisht si kancer.

Jo të gjitha efektet anësore janë normale. Pas administrimit të qindra miliona dozash në mbarë botën dhe pas ndjekjes me vëmendje të reagimit të të vaksinuarve, një përqindje e vogël e atyre që bënë vaksinën AstraZeneca apo Johnson & Johnson raportuan mpiksje gjaku. Por autoritetet shëndetësore thonë se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë disafish rreziqet.

Disa individë kanë pësuar reaksion të rëndë alergjik. Për këtë arsye, pas vaksinimit, të gjithë duhet të presin në klinikë për 15 minuta për të garantuar se nuk do të kenë reaksion.

Autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse enjtja e përkohshme e indit të zemrës që ndodh gjatë disa formave të infeksionit, mund të jetë efekt anësor i vaksinave që përdorin kodin gjenetik RNA, si Pfizer dhe Moderna. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë ende nuk e dinë nëse ka lidhje mes tyre, prandaj po ndjekin të dhënat sidomos për reagimin e adoleshentëve dhe të rinjve./VOA

Tags: adoleshentetvaksina

Të ngjashme

Lajme

Pse nuk duhet të flini me freskuesen ndezur

nga Bota Press
31 Korrik, 2022
Lajme

Pse duhet të bëni dush me ujë të ftohtë

nga Bota Press
28 Korrik, 2022
Lajme

Rreziqet që shkakton vapa e madhe te njerëzit me sëmundje të zemrës

nga Bota Press
24 Korrik, 2022
Lajme

Kjo simptomë e koronavirusit shfaqet gjatë natës

nga Bota Press
20 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere
  • Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…
  • Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”
  • Receta shekullore e Djathit të Sharrit
  • Sveçla në Veri, i viziton policët që u ballafaquan me sulme para një jave, ua jep një porosi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.