Arsim Bajrami ka kritikuar ish partinë e tij për aksionin e sotëm në Kuvend, ku deputetë të PDK-së, iu mëshuan tavolinave për të krijuar zhurmë, në mënyrë që pushteti të mos dëgjohej teksa fliste.
Kjo erdhi si pasojë e kërkesës së opozitës së kryesuar nga PDK, për Komision hetimor për rrymën, kërkesë që vazhdon të mos kalojë.
E Arsim Bajrami, në një shkrim pati kritika të ashpra për ish-kolegët e tij.
Shkrimi i plotë nga Bajrami:
ÇFARË NIVELI KA RËNË KUVENDI I KOSOVES
Duke shiquar sot sesionin e paraditës së Kuvendit të Kosovës, mu rikthya nostalgjia për kuvendet e legjislaturave të vitit 2001, 2004, 2007,2011,2014,në të cilat isha edhe unë deputetë i zgjedhur.. Në këto legjislatura gjysma e deputetëve ishin profesorë universitarë, njerëzë me integritet profesional, kombëtare e etikë që kishin së paku një dekadë kontributë në procese të shtetëndërrimit. Kurse sot pamja e kuvendit duket shumë e zymtë, me deputetë që as fshati i tyre nuk i njeh, pas asnjë përvojë pilitike, e që të vetmen cilësi që e demonstrojnë është militanizmi politikë. Natyrishtë, këtu ka përjashtime me pak deputetë të mdershëm, që shurdhohen në llumin e dreputetëve të padishëm dhe pa inetegritet.
Në mënyrë të veqantë më zhgenjyan kolegët deputetë të PDK-së, që sot zgjodhen zhurmen e tavolinave si mjetë politikë. Nuk ka qenë asnjiherë në ADN e PDK- së zhurma, dhuna si mjet i veprimit politik. PDK është ndërtua me logjiken shtetëformuese, kushtetuese e ligjore dhe metodat e tilla asnjëherë nuk do të mbështeten nga elektorati i saj. Përvoja e dikurshme e partisë në pushtet me veprime destruktive nuk duhet të praktikohet nga partitë shtetformuese. Ato duhetë lërë të qeverisë partinë në pushtet për mandat të plotë, në mënyrë që ajo të marrë faturen e mirëqeverisjes/keqëqeverisjes nga qytetaret e Kosovës në fund të mandatit të plotë kushtetues. Përdorja e metodave jashtë parlamentare, zhurma, përplasja e tavolinave janë një amnesti për traditen e dhunës parlamentare,e përdorur nga opozita e më herëshme.
Demokracia parlamentate në të gjitha vendet demokratike ka rritur standartet e qeverisjes dhe të etikes politike. Fatkeqësishtë në shtetin tonë këto standarde kanë degraduar në nivele shumë të ulëta .