• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Arrin në 14 numri i viktimave në Tetovë, Prokuroria jep detaje

nga Bota Press
9 Shtator, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që përfshiu spitalin modular për trajtimin e personave e të sëmurëve me koronavirus, të mërkurën rreth orës 21:00. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike e Shkupit, e cila në bashkëpunim me prokurorinë publike të Tetovës gjatë natën kryen hetime në vendin e ngjarjes.

Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Prokurorët kanë lëshuar urdhër për identifikimin e trupave të 14 personave të vdekur nga zjarri. Po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë. Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN -së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit. Ekipet e zjarrfikësve kishin shkuar në vendin e ngjarjes pesë minuta pas shpërthimit të fuqishëm. Në spital gjendeshin mbi 20 të sëmurë me koronavirusi, por aty kishte edhe familjar që kujdeseshin për të afërmit e tyre.

Të dhënat e para mbi numrin e viktimave u dhanë nga Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë që ka marrë disa jetë njerëzish. Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, por numri mund të rritet. Kjo është një ditë shumë e trishtuar. Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve. U bëj apel mediave dhe qytetarëve që të mos spekulojnë me numrat. Ne do t’i ndajmë të gjitha informacionet e konfirmuara me kohë”, ka shkruar Filipçe në Twitter.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në prononcimin për mediat u përmbajt nga publikimi i të dhënave duke theksuar se gjithçka do të dihet pas hetimit të plotë të rastin nga organet e hetuesisë.

“Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre andaj edhe ne nuk mund të flasim për shkaktarët, të paktën për momentin. Është një fatkeqësi, një dhimbje shumë e madhe. Me informacione do të dalim pasi që prokurori shtetëror ta ketë bërë punën e tij dhe pasi të kemi informacionet zyrtare, qoftë për shkaqet, qoftë për viktimat”, ka deklaruar Arifi.

E pyetur nëse ka lidhshmëri shpërthimi me një incident të para dy javëve, kur ishin dëmtuar instalimet e oksigjenit në këtë spital modular, Arifi tha se hetimet do të tregojnë shkaqet e incidentit.

Në Tetovë, të mërkurën deri në mesnatë qëndruan edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe shumë anëtarë tjerë të Qeverisë, të cilët morën pjesë në një mbledhje të shtabit të krizës në Tetovë, por asnjë prej tyre nuk u prononcua për incidentin./Botapress.info/

 

 

Tags: \viktimat ne Tetove

Të ngjashme

Aktuale

Kryhet edhe një procedurë, LIBE voton pro heqjes së vizave për Kosovën

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Ratifikohen edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Sot dhe nesër mbahet samiti i BE-së, do të diskutohet edhe për takimin e Ohrit

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Phuu q… tradhtarin”, dikush shan në seancë, dëgjohet gjatë transmetimit live
  • Abdixhiku: Mundohet ta shesin si më të mirë, por vetëmenaxhimi është term më i gjerë se Asociacioni
  • Kryhet edhe një procedurë, LIBE voton pro heqjes së vizave për Kosovën
  • Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”
  • Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14%q41

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.