[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohet studentja e Mjekësisë, vodhi shoqet në konvikt



Nuk kthehet në shtëpi për festat studentja konviktore, arrestohet në flagrancë teksa vjedh dhomat e shoqeve të saj në konviktet e fakultetit të Mjekësisë.

L.Xh 26 vjeçare është arrestuar në flagrancë nga oficerët e policisë së komisariatit numër 4 pranë konvikteve të ndodhura në ‘Rrugën e Dibrës’.

Në cilësinë e provave materiale, policia ka mundur t’i sekuestrojë një sërë sendesh të vjedhura mes tyre dhe rroba e veshmbathje.