Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte rrahur ish-bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj.
“Më 18.08.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj duke u shkaktuar lëndime trupore. Ish-bashkëshortja e të dyshuarit po ashtu ka pasur edhe urdhër mbrojtës nga gjykata”, thuhet në njoftim.