[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohet një shqiptar i dyshuar për terrorizëm në Vjenë, planifikonte sulm (FOTO)



Një 18 vjeçar shqiptar me shtetësi austriake, i dyshuar për terrorizëm është arrestuar në lagjen Favoriten të Vjenës mbrëmjen e së premtes, njoftojnë mediat austriake.

Kishte indikacione se “një grup i shqiptarëve radikal islamitë” planifikonte sulm në Vjenë në mes të datave 15 dhe 30 janar, shkruan gazeta austriake Krone.

Sipas këtij raporti autoritetet lokale ishin informuar dhe vendosën një kontroll absolut të sigurisë duke evituar sulmin, transmeton Koha.net.

I arrestuari dyshohet të jetë anëtarë i ISIS-it, ndërsa raportohet se kishte ndërtuar tashmë një eksploziv për të shkaktuar një shpërthim të përgjakshëm në Vjenë.

Ai raportohet se është arrestuar rreth orës 18:03 nga Cobra. Pas kësaj është bastisur edhe një banesë.