[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohet një i dyshuar për tentim sulmi terrorist në SHBA



Një person është arrestuar si i dyshuar se po tentonte të mimonte një bombë, gjatë festimeve të pavarësisë së SHBA-ve të mërkurën e 4 korrikut.

Një person është ndaluar në Cleveland të SHBA-ve, si i dyshuar se mbështeste materialisht një organizatë terroriste e cila po planifikonte një sulm më 4 korrik në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Sipas mediave amerikane, FBI ka bërë të ditur se i arrestuari është një mbështetës i Al- Kaidës dhe kishte për qëllim të montonte një bombë gjatë paradës në qendër të qytetit të Ohajos.

Autoritetet amerikane kanë thënë se i dyshuari emri i të cilit është Dhimitri Nathaniel Pitts , kishte përdorur një emër tjetër atë,  Abdur Raheem Rafeeq.

Qëllimi i të dyshuarit ishte të godiste pjestarët e forcave të armatosura dhe familjet e tyre gjatë ceremonisë së festimeve të cilat janë planifikuar të mërkurën.