[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohet djali i kryetarit të Leposaviqit, u kap me drogë në veturën e Qeverisë serbe



Është arrestuar Marka Jabllanoviq, djali i kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanovqi.

Ai u arrestua pasi u kap me drogë në njërën nga veturat e Qeverisë së Serbisë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova

Marka Jabllanoviq, është edhe vëllai i Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministrit të shkarkuar për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Akoma nuk dihen informata të tjera, pasi Policia ka qenë shumë konfidenciale sa i përket kësaj çështjeje.