• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Arrestohen ish-ushtarë gjermanë, dyshohen për plane terroriste në një shtet të huaj

nga Bota Press
20 Tetor, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Dy ish ushtarë gjermanë janë arrestuar nën dyshimin se janë përpjekur që të formojnë një forcë mercenare terroriste për të luftuar në luftën civile të Jemenit, thanë prokurorët gjermanë.

Arend-Adolf G. Dhe Achim A. përballen me akuza për terrorizëm pas bastisjeve të policisë në jug të Gjermanisë të mërkurën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Dyshohet se këta dy ish-ushtarë e kishin planifikuar rekrutimin e 150 burrave për një ushtri private të përbërë nga ish-policë dhe ish-ushtarë.

Ata donin që shërbimet t’ia ofronin qeverisë së Arabisë Saudite për misionet e paligjshme në Jemen, thanë prokurorët.

Sipas prokurorëve, ish-ushtarët e akuzuar donin që Arabia Saudite t’ua financonte operacionet private në Jemen. Të dyshuarit u munduan që t’i kontaktojnë agjencitë e qeverisë së Arabisë Saudite, por nuk morën përgjigje dhe përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Prokurorët pretendojnë se Arend-Adolf G. Dhe Achim A. kishin vendosur që të formojnë një forcë mercenare nën komandën e tyre ekskluzive në fillim të këtij viti. Sipas prokurorëve, dy të akuzuarit planifikonin që secilit anëtar të grupit t’i jepnin rrogë prej rreth 40.000 eurosh në muaj.

Arend-Adolf G. Dyshohet se tashmë është përpjekur që të rekrutojë të paktën shtatë persona, transmeton Gazeta Express.

Revista gjermane “Spiegel”, e cila e para raportoi për arrestimet, tha se forca mercenare ishte e planifikuar për të sulmuar dhe kapur zona që janë nën kontrollin e rebelëve Houthi në Jemen.

Prokurorët gjithashtu dyshojnë se burrat e akuzuar donin që ta reklamonin shërbimin e tyre ushtarak për t’u angazhuar në konflikte tjera.

Duke cituar burime, revista “Spiegel” tha se një informatë nga Shërbimi Ushtarak i Kundërzbulimit (MAD) bëri që hetuesit t’u bien në gjurmë dy burrave të dyshuar.

Njëri nga të akuzuarit u arrestua në Mynih dhe tjetri në distriktin jugperëndimor, Breisgau-Hochschwarzwald. Banesat e tyre në Bavari dhe Baden-Wurttemberg janë bastisur.

Të dy të arrestuarit pritet që të dalin në gjykatë të mërkurën në një seancë për caktimin e paraburgimit.

Tags: Arend-Adolf GGjermane

Të ngjashme

Kosovë

Drejtori i BKS-së tregon si funksionojnë sigurimet e jetës

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

E tmerrshme: Nëna në Fushë Kosovë dyshohet se deshi ta sulmojë me armë fëmijën e saj 5-vjeçar

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

Edhe dy ditë afat: Këto janë komunat që kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Kosovë

Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, rahovecasi rrah bashkëshorten

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Drejtori i BKS-së tregon si funksionojnë sigurimet e jetës
  • E tmerrshme: Nëna në Fushë Kosovë dyshohet se deshi ta sulmojë me armë fëmijën e saj 5-vjeçar
  • Edhe dy ditë afat: Këto janë komunat që kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë
  • Dhuna ndaj grave s’ka të ndalur, rahovecasi rrah bashkëshorten
  • Deri tani, katër të vdekur nga moti i keq në Gjermani

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.