[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohen dy shqiptarë në Prishtinë, ushtronin dhunë ndaj dy femrave shqiptare



Policia e Kosoves ka prangosur dy persona – shqiptare te cilet ushtronin dhune ndaj 2 femrave shqiptare. I pari eshte arrestuar ne rrugen  “Qamil Hoxha”, ne Prishtinë pasi i dyshuari mashkull K/Shqiptar,  ka kanosur verbalisht viktimën femër K/Shqiptare. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Personi i dyte eshte arrestuar ne  rrugen “Mbretëresha Teutë”, Prishtinë , i dyshuari mashkull K-Shqiptar (përdorues i substancave narkotike), pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.