[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohen dy shqiptarë në kufi me Serbinë



Botapress, 14 Shkurt

Policia kufitare serbe i ka ndaluar dy shtetas shqiptarë në zonën kufitare të Horgoshit.

Dy shtetasit shqiptarë me iniciale LR (1987) dhe KV (1984) janë ndaluar pasi që në veturën e tyre janë gjetur 13 kilogramë narkotik të llojit marihuanë të paketuar në 12 pako.

Prokuroria ka kërkuar mbajtjen e dy shqiptarëve për 48 orë para se të merret një vendim për ta.