[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohen dy “hakerë” keqpërdornin “star-kartelat’’ përmes blerjeve online



 

Mitrovicë, 10 janar 2017

 Në vazhdën e hetimeve intensive hetuesit, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në gjashtë raste të veprës penale “ndërhyrje në sistem kompjuterik”.

Rastet e kësaj vepre penale ishin raportuar muaj më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vepre penale ishin keqpërdorim i “star-kartelave’’ përmes blerjeve online.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 18 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dy persona të dyshuar A. P. 26 vjeçar dhe V. P. 27 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptare shtetas të Republikës së Kosovës.

Dy të dyshuarit pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt.