[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arrestohen 8 zyrtarë policor



 

Botapress 5 Mars- Mëngjesin e ditës së sotme është zhvilluar një aksion i policisë dhe prokurorisë ku janë arrestuar 8 zyrtarë policor, raporton Gazeta Botapress.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë njoftim thuhet, se “në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm që tregon fuqishëm përkushtimin e Prokurorit të Shtetit në luftën e pakompromis kundër korrupsionit”.

Në aksionin e sotëm janë arrestuar 8 zyrtarë të policisë që dyshohen për disa vepra penale.

“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267 Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.   Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-n”, thuhet në njoftim./Botapress/