Të paktën 5 persona kanë rënë në pranga e policisë pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi që rrëmbyen dy qentë e këngëtares me famë botërore Lady Gaga dhe plagosën kujdestarin e tyre.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 5 persona janë arrestuar nga policia e Los Anxhelosit.
Mes tyre ishte edhe gruaja që i ktheu bulldogët francezë Lady Gagas. Hetuesit nuk besojnë se grabitësit e dinin se qentë i përkisnin yllit të popit.
Ata thanë se motivi për grabitjen ishte vlera e bulldogëve francezë që mund të shkojë në mijëra dollarë.
Qentë, Koji dhe Gustav u kthyen dy ditë më vonë në një stacion policie nga një grua, e cila fillimisht dukej se ishte “e pa-përfshirë” me krimin, tha fillimisht policia
Autoritetet sqaruan se të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti njerëzish që grabisin qen dhe kërkojnë shpërblime.
Ata tashmë do të përballen në gjyq me akuzën e vrasjes dhe grabitjes.
Ndërkohë, kujdestari i qenve të këngëtares, Ryan Fischer, që kishte dalë shëtitje me qentë në Los Angeles më 24 shkurt, kur u qëllua në kraharor nga dy burra të armatosur, tashmë është rekuperuar.