[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arratiset Flori Mumajesi (Foto)



Kantautori i njohur nga Shqipëria, Flori Mumajesi ka marrë një befasi mjaft të madhe nga fansat ditën e sotme.

Artisti u befasua me një skicë të bërë nga fansat të cilët kishin pasqyruar në letër planin se si të shkonin tek koncerti i cili do të mbahet sonte në Prishtinë.

Dashuria e madhe e tyre për muzikën e Florit bën që të shkojnë edhe në ekstreme vetëm e vetëm që të jenë pranë tij qoftë edhe nëse nuk kanë leje nga shtëpia për një gjë të tillë.

Flori duket se u lumturua shumë me gjestin e bërë nga fansat teksa të njejtin e publikoi edhe në profilin e tij në Instagram duke etiketuar që të trija vajzat që krijuan atë plan. /Prive.al/

Image