Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë.
Sipas tij, Serbia ka djegur xhamia, kisha, ka vrarë shqiptarë myslimanë e katolikë.
Identifikimi i krejt asaj që jemi ne, është shqiptar. Ata kanë dashur të na zhdukin si shqiptarë. Sa i përket fesë, është zgjedhje e secilit. Nuk më pengon feja e dikujt, nëse do iu takoja në qytet kurrë s’do të ju pyesja për fe”.
“Është një fjali e Faik Konicës për mua, ku thotë se ‘shqiptarët nuk ndahen në të krishter e në muhamedanë, por ndahen në dy anë, ana e kombëtarëve në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet dhe ana e zuzarëve’”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Duke folur për “Lëvizjen e Deçanit”, Arifi tha se në çdo iniciativë duhet parë ana ligjore, teksa sipas tij, nëse niset një iniciativë për t’i kthyer shqiptarët nga myslimanë në ortodoksë, nuk të arrijnë t’i përçajnë.