[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arif Molliqi:Heshtje e zhurmshme



HESHTJE E ZHURMSHME

Ti që aq pak flisje
Oh, tani heshtja e jote
na duhet

Ajo heshtje e thellë
Që na solli historinë
e zhurmshme

Ece ece e kërkove veç lirinë
U ktheve si hyjni
Bashkë më dashurinë

Përmbi të së vërtetës
Të priten ikonat e thashethemeve
në moçalin e paragjykimeve

Të shpallen heretik të atdheut
në gjyqet obskurantiste
Të mesjetës….