[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arianit Koci: Meditim nga “qyteti i dritave”…Parisi!



1.
Parisi, ” qyteti i dritave” dhe i jetës së natës, më fascinon në mengjes.

Insistoj që dhoma ime me qenë me pamje në rrugë; komunikoj me njerëz – pa fjalë.

Magjia e kulturave, traditave dhe racave të ndryshme, pasqyrohet në mënyrë perfekte në këtë qytet.
Rend, rregull, kulturë dhe tolerancë.

2.
Jam përballë njërës prej sallave koncertale ( sallë e muzikës klasike), me të njohura në botë: Salle Gaveau, afër Champs Elysse.
Vlerēn kēsaj mahalle ia shton fakti që një kohë, këtu ka jetuar novelisti, esejisti dhe kritiku i njohur, Marcel Proust.

Kjo lagje frekuentohet prej artistëve, poetëve, filozofëve, arkitetëve, dhe në përgjithësi intelektualëve.
Ka edhe tregtarë, politikan dhe bankier – ju shkojnë pas këtyre të parëve.

3.
Në këtë lagje nuk po shoh botoxa dhe ” bukuroshe”, me operacione plastike.
Edhe pse, si rralë kund në botë, ka zonja e zonjusha të bukura, senzuale dhe atraktive.

4.
Për dallim prej Prishtinës, në Paris, intelektualët e udhëheqin shtetin, trasojnë trende dhe e përcaktojnë mënyrën e jetesës.

Politikanët dhe biznismenat, e dinë vendin e vet: vëzhgojnë dhe mësojnë.

Kjo është arsyeja pse shtetet e forta janë të forta.

Intelekti udhëheq.
Knowledge is a power.

5.
Prej orës 7 po e dëgjoj Charlie Parker.

Sot po e veçoj këngën – This is Allways.

This isn’t sometimes, this is always.
This isn’t maybe, this is always.
This is love,
The real beginning of forever,…

P.s.
Në këtë bistrot, prej orës 6 në mengjes ishte plot.
Kafe e muhabet, jom knaqë. Komunikativ si jam, me krejt i ndrrova telefonat dhe mail-at.
Botë interesante.