[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ari Blue bomba e skenës (Foto)



Ari Blue është një këngëtare e re, por që e ka dëshmuar kualitetin e saj në muzikë. Këndon dhe duket bukur. A mjafton kaq për të qenë yll i skenës? Në të vërtet, ajo është yll edhe në jetën e përditshme. Ari Blue, këngëtarja me nofkën më interesante në industrinë e shoubizit, është e qetë, i pëlqejnë shëtitjet e gjata dhe tashmë ka një përkufizim për mashkullin ideal, shkruan “Kosovarja”.

Kënga që e bëri më të njohur mban titullin “Hajde ma ngat”, ku Ari shkëlqen në kuptimin e plotë të fjalës. Në përgjithësi duket si e dalë nga përrallat, por realisht është njerëzore si të gjitha vajzat e tjera.

Ajo është gati për ta tronditur tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Ari Blue po vjen me projekte të reja, që mund ta bëjnë hit këtë vit.

Ajo e ka muzikën të trashëguar nga nëna e saj Lumturije Kastrati, e cila për gjeneratat më të vjetra është emër shumë i njohur si këngëtare./Kosovarja/