[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Argjendi i vogël kthehet i shëruar nga Austria (Video)



7 vjeçari, Ardi Smajli dhe Argjendi, 11 muajsh u kthyen nga Linzi i Austrisë.

Por derisa, Ardi nga Ramuni i Pejës, do të shkojë edhe herë tjera për shërim atje, Argjendi u kthye i shëruar pas 4 muaj qëndrimi në spitalet austriake.

Gjithë kjo ndodhi falë shoqatës Alians for Kinder, e cila jashtë vendit për shërim ka dërguar qindra fëmijë.

Por me rastin e Argjendit, që kishte telashe me zorrët, u mor pas raportimit në Klan Kosova për gjendjen e rëndë të tij.

Prindi i Argjendit, Ylberi që për shërimin e djalit kishte kërkuar ndihmë, shprehet i gëzuar se tashmë i biri është shëruar por edhe shtëpia i është ndërtuar, me paratë që u mblodhën nga qytetarët.