Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19. Vitia ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ndërsa, ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Pas vaksinimit, Vitia pritet të flas para mediave.
Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Të gjithë ata që kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e Pfizer, janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar. Vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine./Botapress/