Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka publikuar një video për projektet e tij për kryeqytetin, ku ka përmendur planet për disa nga lagjet.
Por, ai i është referuar si Lakrishtë lagjes te Qafa.Për këtë ka reaguar anëtari i kryesisë së Degës II të LDK-së në Prishtinë, Dren Hyseni, përcjell Botapress.info
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se prej kur Lakrishtja është te Qafa.“Prej kur Lakrishtja te Qafa, Arben?” ka shkruar Hyseni, derisa ka publikuar fotografinë.