Nëse vapori kombëtare në oqeanin kohë lundron pa drejtim, pa përcaktim të cakut, pa kapur timonin me duar tona, pa synim drejt cakut; ai do të valëvitet dhe shtyhet nga ndikimet e jashtme, do të drejtohet dhe çohet në cakun që duan ato rryma; sikur që një pjesë të kombit e çuan drejt „Ballkanit të hapur“ e pjesa tjetër Kosova mbeti e vetmuar në oqeanin historik, pa cak e drejtim❗️
Derisa ne vazhdojmë të lundrojmë të ndarë, kurrë nuk do të arrimë cakun e përbashkët që e duam❗️
Vetëm nëse përcaktojmë cakun, marrim timonin e vaporit kombëtare në duart tona, dhe synojmë drejtimin e përcaktuar me vendosshmëri, arritja është e pashmangshme.
Nëse ne nuk përcaktojmë cakun e përbashkët, dhe lundrojmë pa synim dhe kahje të vaporit kombëtare drejt arritjes, e presim që valët nga jasht të na çojnë drejt cakut; kurrë nuk do ta arrimë cakun që e duam, por do të na valëvitin drejt humnerës kombëtare❗️