Gazetari dhe opininisti Arben Ahmeti ka kritikuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në ceremoninë mortore të 18 vjecares nga Ferizaji, Marigona Osmani. Ahmeti ka thënë se ky fjalim apo raport “pune” të Qeverisë para kufomës së një fëmije që u vra në mungesë të shtetit është e gërditshme. Ai madje ka shtruar pyetjen: Me tregoni nje kryeminister normal qe keqperdor kaq hapur nje ceremoni mortore?
Ja postimi i Arben Ahmetit në Facebook:
E gerditshme me e pa kryeministrin teksa mban fjalim e raporton per “punen” e qeverise para kufomes se nje femije qe u vra ne mungese te shtetit.
E frikshme me e pa kryeministrin qe mban fjalime si me qene Mulla Shefqeti e keqperdor dhimbjen e nje familje.
I njejti hesht per zhvillimet ne veri, i zgjerohet cdo dite rrethi i keshilltareve dhe provon qe me premtime pushteti te korruptoje perfaqesues pakicash ne menyre qe t’i japin voten per me shume pushtet.
Me tregoni nje kryeminister normal qe keqperdor kaq hapur nje ceremoni mortore?!