[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arbana Xharra godet Zaevin: I more votat e shqiptarëve dhe i harrove



Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, iu drejtua Zoran Zaevit me akuza, duke thënë se ai i mori votat e shqiptarëve, por tash i ka harruar ata

“Zaevi i mori qato vota të shqiptarëve, e zani s’po i ndihet”, ka thënë Xharra, duke shtuar se ai më shumë ka investuar në nënvizimin e identitetit religjioz sesa në atë kombëtar të shqiptarëve.

“Ka marrë vota pothuajse sa BDI e nuk po guxon me e premtu dygjuhësinë. Me Gruevskin e dimë qysh është puna. Ai i ka në konsideratë interesat e maqedonasve. Po ky? Ky që i mashtroi shqiptarët? Çfarë presim prej tij nëse do të bëhej Kryeministër!?”, ka thënë Xharra. /GazetaExpress/