[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Arban Abrashi, apo ministri që do ta sfidonte kampionin e tenisit Roger Federer?



Nga ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale brenda vitit 2016 mori edhe një post tjetër atë të “snap ministrit”. Bëhet fjalë për ministrin Arban Abrashi, i cili gjatë vitit që po e lëmë pas ishte mjaftë aktiv si në rrjetet sociale ashtu edhe në punët e tij si ministër.

A beson në Babadimër ministri Abrashi, çfarë premton ai rreth “snapchat-it” për vitin 2017, a do ta sfidonte kampionin e tenisit Roger Federer? Këto dhe shumë gjëra të tjera, që nuk i keni ditur për ministrin, mund t’i mësoni në intervistën e realizuar nga Telegrafi.

Telegrafi: Si ka qenë në përgjithësi viti 2016 për juve?

Abrashi: Të them të drejtën ka qenë vit shumë sfidues, si në kuadër të punës në Ministri, por gjithashtu edhe në diskursin politik në përgjithësi. Mirëpo me një fjalë do ta përmbledhja si vit pozitiv.

Telegrafi: A beson në Babadimër, nëse po cila do të ishte kërkesa e parë për të?

 Abrashi: Na kanë thënë që Babadimri është njeri i mirë, kështu që me zemër nuk mundem ta refuzojë. Kurse nëse vjen puna tek kërkesa, do t’i kërkoja të na ndihmon për rrritjen e pensioneve.

Telegrafi: Çfarë e bën të lumtur ministrin Abrashi?

Abrashi: Lumturinë e gjeta në mesin e tuaj (hahaha). Në fakt, të lumtur më bën, kur e shoh që puna ime ka impakt pozitiv për qytetarët e Kosovës.

Telegrafi: Këtë vit e keni marrë epitetin e ‘snap ministrit’, a do të mund të shohim më shumë Snapa nga ju gjatë 2017-ës?

Abrashi: Nëse nuk do të këtë ndonjë aplikacion të ri, atëherë më ka mbet në dorë ‘snapi’, pra me telefon në dorë do të vazhdoj të bëj snapa, në funksion të transparencës ndaj qytetarëve.

Telegrafi: Përpos punës si ministër ju merreni edhe me sport, kryesisht me tenis. A do të mund t’ju shohim në ndonjë të ardhme të afërt në fushën Wimbledon-it përball Roger Federer-it?

Abrashi: Le të vjen Federer në Breg të Diellit, të shkolla Ismail Qemajli, edhe flasim!!

Telegrafi: A mendon se jeni më i mirë se Roger Federer?

Abrashi: Nuk i dihet, Federer duhet të vijë me ekip në Breg të Diellit, aty e pres unë me ekipin tim.

Telegrafi: Si është tryeza në familjen Abrashi në natën e ndërrimit të motmoteve?

Abrashi: E zakonshme, më duket është po e njëjta tryezë si vite me radhë.

Telegrafi: Ku do ta prisni ndërrimin e motmoteve?

Abrashi: Ende nuk kemi arrit në atë pikë të vendimmarrjes familjare, por besoj që do të jetë pranë familjes në shtëpi.
Dëshira ime është të vazhdoj pothuajse traditën, pritjen bashkë me familje, dhe njëkohësisht të filloj vitin në prani të familjes.

Telegrafi: Çfarë prisni nga viti 2017?

Abrashi: Të shohim rezultate nga puna të cilën e kemi bërë këtë vit. Të vazhdojmë punët e mira, dhe shpresoj që të kem më shumë kohë për familje.

Telegrafi: Urimi juaj për të gjithë qytetarët e Kosovës?

Abrashi: Urime! Ju dua dhe ju uroj shëndet. Jeni bashkëqytetarët më të mirë në botë! /Telegrafi/