Gjiganti teknologjik Apple ka njoftuar se shpërndarja e Coronavirusit ka prekur prodhimin dhe shitjen e produkteve të saj. “Furnizimi me iPhone do të kufizohet në të gjithë globin përkohësisht”, thuhet në njoftimin e kompanisë, shkruan BBC.
Prodhuesi i iPhone është kompania e parë e madhe amerikane e cila ka thënë se ky virus do të ndikojë në financat e saj.
“Nuk presime që t’i përmbushim të ardhurat që kemi parashikuar në tremujorin e parë, ka njoftuar kjo kompani duke shtuar se “kemi një kthim më të ngadaltë nga kushtet normale”.
Me shumicën e dyqaneve në Kinë të cilat ose janë mbyllur ose punojnë me orar të reduktuar, shitja e produkteve ka Apple ka pësuar rënie.