Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku mbetet në sirtar.
Në BE nuk thonë se kur do ta shqyrtojnë, e as nuk obligohen me ndonjë afat.
Por, në Qeverinë e Kosovës besojnë se kushtet janë përmbushur dhe shpresojnë që kërkesa të trajtohet madje këtë vit.