• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Aplikacioni i Kosovës për Këshillin e Evropës në sirtar deri në majin e vitit 2023

nga Bota Press
20 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kosova duhet të presë që aplikacioni për anëtarësim në Këshillin e Evropës të shqyrtohet tek në majin e vitit të ardhshëm. Seanca e sotme e Komitetit të Ministrave që u mbajt në Torino të Italisë nuk e pati në agjendë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Gazeta Express.

Ndërkaq, seanca e133-të e Komitetit të Ministrave do të mbahet në kryeqytetin e Islandës në Rejkjavik në maj të vitit 2023 raporton Gazeta Express.

Deputeti gjerman Knut Abraham, ka shprehur fuqishëm përkrahjen që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

Abraham para disa ditësh ka thënë se pas dorëzimit të aplikacionit nga ana e Kosovës, Gjermania dhe Italia t’i japin përkrahje Kosovës për tu bërë pjesëe e KE-së.

“Kosova është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim të enjten e kaluar, ishte  absolutisht i drejtë Tani është e rëndësishme që procesi të mund të ecë përpara dhe që shtetet anëtare si Gjermania dhe Italia të mbështesin në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë deputeti gjerman.

Italia ka udhëhequr me Komitetin e Ministrave të KE-së dhe sot ka dorëzuar udhëheqjen e këtij trupi punues te Irlanda.

Megjithatë në seancën e sotme në Torino s’është shqyrtuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Para se të niste mbledhja e Komitetit të Ministrave, diplomati serb Nemanja Staroviq, nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë shtet i KE-së të propozojë futjen në rend dite të shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.

Shefi i tij, ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq që ishte pjesë e mbledhjes së Komitetit të Ministrave ka lobuar kundër futjes së Kosovës në agjendën e Komitetit.

Ai është takuar me ministren e Jashtme të Islandës Thordis Kolburn, të cilës thotë se ia ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

“Ministri Selakoviq pati një takim me ministren e jashtme të Islandës. Ai e informoi kolegen për pozicionin e Serbisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Më 12 maj, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës me seli në Strasburg.

Të njëjtën ditë nga Këshilli i Evropës konfirmuan se kanë pranuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim dhe i njëjti është transmetuar te Komiteti i Ministrave.

“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Dusan Vojnovic.

Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

 

Të ngjashme

Aktuale

Zyra e Kurtit e paguan 5 mijë euro si ekspert Bafti Sallahun, afër 1 mijë për muaj

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Kërcënohet nga militantët e VV’së snajperisti amerikan i UÇK’së që kritikoi Muratin

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Avokati i familjes Osmani jep detaje tmerruese: Marigonës i kanë dhënë hapa për mos me i ndi dhimbjet e dhunimit…

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Rritje alarmante e rasteve me koronavirus, 205 të infektuar sot

nga Bota Press
2 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • ”Shqiptarët një popull i lashtë në Europë”, Albaner ett ur folk i Europa”, arriti në Qendren Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedisë
  • Libra pa emra autorësh!
  • Fatmir Bajraj: 32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!
  • Miliarderët e globit së bashku humbin 1.4 trilion dollarë
  • Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje, dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.