[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Apeli kthen në rigjykim rastin e Ilir Tolajt



Kolegji i Gjykatës së Apelit në përbërje me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it ka lëshuar aktgjykimin e datës 13 shtator 2016 në lëndën e Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Hajrullah Fejza, Ismet Hyseni, Zenel Kuçi, Bujar Bukoshi dhe Bekim Fusha.

“Ankesa e parashtruar nga PSRK është miratuar pjesërisht. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të H.F. është refuzuar si e pabazë. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të I.T. pjesërisht është refuzuar si e pabazë dhe pjesërisht është shpallur si jo relevante. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të A.P është shpallur si jo relevante”.

“Aktgjykim i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013, lidhur me disa pikat e akuzës është anuluar dhe është kthyer për rigjykim. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013 sa i përket pikave të tjera të akuzës është vërtetuar”, thuhet në një njoftim të kësaj gjykate..

Lënda penale ka të bëjë me procesin e tenderimit të mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2007 si dhe 2010-2011, transmeton Klan Kosova.