[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Anton Quni lavdon lart ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës



Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Anton Quni e ka vlerësuar lart ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës. Quni ka thënë se e vlerëson me 10-she ndërhyrjen e policisë në mbrëmjen e të shtunës.

Por Quni ka thënë se dëshiron që ta dijë se kush në të vërtetë e dha urdhërin për ndalimin e trenit ilegal në Mitrovicën e Veriut.

Në raportimin para ministrit Hyseni, Quni ka kërkuar kronologjinë e ngjarjes të së shtunës.

“Presidenti Thaçi ka thënë në media se ai e dha urdhërin për ndërhyrje në veri. A ka mundësi të na sqaroni këtë të vërtetë, apo ndonjë të vërtetë tjetër në këtë rast” ka thënë Quni para ministrit Hyseni.